Njihuni me mënyrën si funksionon syri, problemet që ndikojnë në shikim dhe rëndësinë e kontrolleve të rregullta për shëndetin e syve.
Anatomia e syrit
Anatomia e syrit dhe kujdesi për shikimin
Njihuni me mënyrën si funksionon syri, problemet që ndikojnë në shikim dhe rëndësinë e kontrolleve të rregullta për shëndetin e syve.
Çrregullimet e refraksionit
Defekte të thyerjes së dritës në sy
Thyerja e dritës ndihmon që imazhet të fokusohen në retinë. Kur ky proces nuk funksionon siç duhet, shikimi mund të bëhet i paqartë. Miopia, hipermetropia dhe astigmatizmi janë ndër çrregullimet më të zakonshme të refraksionit.
Myopia - Objektet afër shihen qartë, ndërsa ato larg duken të paqarta.
Presbyopia- Objektet afër duken të paqarta, ndërsa ato larg shihen qartë.
Hypermetropia - Objektet duken të paqarta si afër ashtu dhe larg.
Astigmatizmi - Shikimi mund të jetë i paqartë ose i shtrembëruar si në afërsi, ashtu edhe në distancë.
Anatomia e syrit
Kuptoni si eshte i ndertuar syri
Syri është një organ kompleks ku secila pjesë luan një rol të rëndësishëm në procesin e shikimit. Nga hyrja e dritës deri te përcjellja e informacionit në tru, të gjitha strukturat punojnë së bashku për të na mundësuar të shohim botën përreth nesh.
Kornea - Shtresa e tejdukshme që mbulon pjesën e përparme të syrit dhe ndihmon në fokusimin e dritës.
Konjuktiva - Membranë e hollë që mbulon pjesën e përparme të sklerës dhe pjesën e brendshme të qepallave.
Irisi - Pjesa me ngjyrë e syrit që kontrollon madhësinë e bebëzës.
Pupila (bebëza)- Hapja në qendër të irisit përmes së cilës hyn drita.
Thjerrëza - Fokuson dritën në retinë për të krijuar një imazh të qartë.
Trupi ciliar - Ndihmon në ndryshimin e formës së thjerrëzës për fokusim dhe në prodhimin e lëngut brenda syrit.
Sklera - Shtresa e bardhë dhe mbrojtëse që i jep syrit formën dhe qëndrueshmërinë.
Koroidea - Shtresa me enë gjaku që furnizon retinën me oksigjen dhe lëndë ushqyese.
Retina - Shtresa e ndjeshme ndaj dritës që e shndërron atë në sinjale nervore.
Trupi qelqor - Substancë e tejdukshme në brendësi të syrit që ndihmon në ruajtjen e formës së tij.
Nervi optik - Përcjell sinjalet pamore nga retina drejt trurit.
Kanalet e lotit - Sistemi që ndihmon në kullimin e lotëve nga sipërfaqja e syrit.